Kosovarja 55 vjeçe lind djalë pas 25 vite martesë (Video)

Shumë e gëzuar dhe e lumtur erdhi në aeroport nga Turqia një 55 vjeçare nga Lipjani. Ajo nga atje në Kosovë u kthye me një djalë, për lindjen e të cilit kishte pritur gjatë 25 viteve martesë. 

Lajme

09/08/2014 22:21

Djali që u lind në Turqi nga nëna kosovare, u pagëzua me emrin Adhurim. 

Në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë nënën dhe beben kishin dalë t’i prisnin shumë familjarë. 

Ata nuk hezituan që ahengun për këtë gëzim familjarë ta nisin që nga aeroporti. 

Nëna e lumtur thotë se për rreth 10 vite kishte provuar që artificialisht të ngelet shtatzënë, por kishte dështuar. Ndërsa fare në fund ajo arriti shtatzani natyrale, e mjekët turq u kujdesën vetëm për mbrojtjen e shtatzënisë. (Klan Kosova)