Kosovarit i vidhet vetura në një auto-larje në Ferizaj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Ferizaj derisa një person ka lënë veturën e tij me celësa në të, për ta pastruar.

Lajme

15/12/2017 10:13

Pas pastrimit të veturës një i dyshuar duke u paraqitur si i afërm i poseduesit të makinës, ka marrë veturën dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur dje pas orës 12:30 në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj, thuhet më tej në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/