Kosovari me sëpatë në dorë në Tiranë, ngatërroi protestën: Do u pres këmbë e duar serbëve (Foto)

Ndonjëherë mosha nuk është faktor për të ndalur për të qenë pjesë e protestës së opozitës, edhe pse ka raste kur nuk kuptohet qëllimi i saj.

Fun

08/12/2015 21:41

I tillë ishte dhe ky i moshuar kosovar, i veshur me veshje kombëtare, dhe me një sëpatë në dorë, teksa ka folur për News24, ka kërkuar të drejtat e Kosovës.

“Do u pres këmbë e duar serbeve” tha i moshuari. Ndër të tjera ai shtoi se ‘do shkojë të luftojë në Siri’. Ky personazh është i njohur për News 24 pasi është shfaqur më herët edhe në emisionin “Me zemër të hapur” ku kërkonte fëmijët e tij, nga një martesë me një të huaj, shkruan BalkanWeb.