Kosovari Gent Cakaj, kryenegociator i Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në (VIDEO)

Kryenegociator i çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim është caktuar Gent Cakaj.

Lajme

20/07/2018 16:41

Ai për ABC News ka njoftuar se vendimi formal për hapjen e negociatave do të jetë zyrtarisht në qershor, dhe se Këshilli e ka urdhëruar Komisionin që ta kryejë fazën përgatitore ose screening me Shqipërinë.

Përndryshe, Cakaj fillimisht ishte bërë këshilltar i kryeministrit shqiptar Edi Rama, ndërkaq brenda pak kohësh ishte emëruar zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

YouTube player