Kosovarët të gjashtë për azil në Luksemburg – Lajmi.net
Kosovarët të gjashtë për azil në Luksemburg
Autori: Lajmi.net BotaLajme 20:24, 17 May 2018
Gjatë prillit 2018 në Luksemburg kanë aplikuar 132 persona për azil, po aq sa në muajin paraprak shkruan wort.lu. Kjo tregon se numri i azilkërkuesve në këtë vend ka stagnuar.

Nga janari në vendin e vogël europian kanë kërkuar azil 560 persona, prej të cilëve 60 sirianë, ndjekur nga irakenët (53), gjeorgjianët (52), marokenët (45) dhe afganët (37). Kosovarët (35) janë në vendin e gjashtë, përcjell albinfo.ch. Për krahasim, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar azil kërkuan 868 persona.

Nga gjithë aplikuesit, vetëm 41 përqind kanë fituar azil, ndërsa tjerët janë dëbuar me forcë ose vullnetarisht.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO