Kosovarët që përjetuan Srebrenicën (VIDEO)

Përballja e armatosur në mes të shqiptarëve dhe serbëve në vitet 90’ nuk ishte vetëm lufta e Kosovës.

Lajme

11/07/2017 20:47

Jo pak shqiptarë ishin pjesë edhe e luftës së Bosnjës dhe Hercegovinës, në të cilën u krye masakra më e madhe në Evropë, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Një nga ta ishte edhe ushtaraku, Fuad Ramiqi. E sot në 22 vjetorin e kjëtij gjenocidi, ku mbeten të vrarë mbi 8 mijë civilë, pavarësisht se aty ndodheshin forcat paqeruajtëse të OKB-së, ai rrëfeu se si e kujton ditën e 11 korrikut 1995.

Në Info Magazine të Klan Kosovës ai shpalosi edhe arsyet se pse shqiptarët shkuan në Bosnje për të luftuar.

YouTube player