Kosovarët në Hungari regjistrohen me numra e jo me emra

Në Hungari, kosovarët dhe azil-kërkuesit e tjerë regjistrohen me numra dhe jo me emra.

Lajme

20/01/2015 23:18

Fotografitë e reja të dërguara në emisionin Interaktiv në KTV, tregojnë kosovarët që mbajnë në duar disa shenja dalluese me numra identifikues.

Sipas një të riu kosovar, i cili tashmë ka mbërritur në Austri, trajtimi në Hungari është mjaft i keq dhe kosovarët kanë shumë probleme gjatë kohës që u duhet ta kalojnë atje.