Kosovarët kanë marr 158.7 milionë euro kredi për banim

Ushtruesi i Detyrës së Guvernatorit në Bankën Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka folur në një intervistë ekskluzive për Ndërtimi.info për gjendjen ekonomike në vend.

Lajme

24/09/2017 13:18

Duke vënë theks të veçantë te kreditë, ai ka thënë se tash për tash nga raportet e fundit vlera e kredive në vend është 2.3 miliardë euro, që ka shënuar një rritje prej 10.1% në periudhë vjetore.

Sipas Guvernatorit Mehmeti, raporti I fundit thotë se kreditë që merren për interes banimi janë në vlerën 158.7 milionë euro, duke shënuar një rritje 14.1% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

E gjitha kjo, sipas tij, tregon që ka besim në banka dhe ka zhvillim ekonomik, ngaqë absorbuesit më të mëdhenj të kredive në lartësinë 70% janë bizneset.

Intervista e plotë më poshtë: