Kosovarët i kthehen bujqësisë

Nёse tё rinjёt i kthejnё sytё nga bujqёsia, atёherё do tё hapeshin mё shumё vende tё reja tё punёs dhe do tё krijohej nё situatё mё e mirё nё vend.

Lajme

25/03/2017 12:34

Nё Kosovё, bujqёsia konsiderohet si njё prej sektorёve mё tё rёndёsishem pёr zhvillimin ekonomik, e cila premton vënde tё reja tё punёs.

Sipas njohësve të bujqësisë dhe institucioneve, Kosova konsiderohet si njё vend i pёrshtashëm pёr tё krijuar prodhimtari sidomos tё pemёve dhe tё perimёve.

Nga Ministria e Bujqësisë thonë se nё Kosovё ka një interesim gjithmonë në rritje për t’u marrë me bujqësi, e në veçanti nga ana e të rinjve.

Por për ta mbajtur këtë trend të interesimit duhet dhënë më shumë përkrahje.

“Në Kosovë ka një klimë të mirë për kultivimin e pemëve dhe perimeve, pastaj në sektorin e bletarisë, bimëve aromatike, turizmit rural dhe shumë sektorë tjerë”, kanë thёnё nga Divizioni pёr Komunikim me Publikun nga MBPZHR.

Rusinovci: Problemi i bujqësisë, mungesa e fondeve

Ndёrsa eksperti i bujqёsisё dhe njёherësh profesori universitar, Imer Rusinovci, pёr gazetёn “Fjala”, ёshtё shprehur se bujqёsia duhet tё shihet si njё sektorё i rёndёsishёm si nga ana e prodhuesit ashtu edhe nga ana e Qeverisё.

“Qeveria duhet të ketë parasysh ekuilibrimin e dikasterëve të vendit. Buxheti shtetëror dhe ndarja e tij për sektorët e caktuar është përgjegjësia ma e madhe për zhvillimin e vendit, për faktin se projeksioni i buxhetit, nëse është subjektiv, ai nuk do të mbështetet në rritje ekonomike të vendit “, ka thёnё Rusinovci.

Mirёpo nё anёn tjetёr, ai ka theksuar se Kosova ёshtё nё vend i dobёt materialisht dhe se mungesa e fondeve po shtohet dhe se detyrimet e Qeverisë ndaj bujqësisë nuk po plotësohen.

Rusinovci, ka theskuar se nёse tё rinjёt e Kosovёs, merrёn me bujqёsi atëherё do tё shtohej mundёsia e zhvillimit deri nё 35% deri 40%, të veprimtarisë tё industrisё ushqimore, ku do tё bёhej hapja e vendeve tё punёs, e sidomos nё zonat rurale.

“Shteti duhet të jetë vendimtar në kreativitetin e masave kreditore dhe faktor kryesor në politikën e financimit të bujqësisë, për aktivizimin e moshës së re”, ka shtuar profesori universitar.

Qё Kosova tё shkojё drejt BE-sё, nevojitet njё politikё e re agrare nё mёyrё qё tё ndalet trendi rёnies sё prodhimit bujqёsor.

Çka i duhet Kosovёs pёr njё bujqёsi tё suksesshme

Sipas Rusionovcit, Kosovёs i duhet njё model i ri tё prodhimtarisё bujёsore, siç janё trasnfere tё reja teknologjike, aparatura dhe makineri të duhura, e shumё tё tjera.

“Nëse dijmë t’i harmonizojmë politikat në bujqësi, me politikat monetare që bëjnë vendet me trende normale të zhvillimit ekonomik, kreditimi adekuat bujqësor do të ishte element i dorës së parë i zhvillimit të bujqësisë, ngase me ketë investohet në efektivitet, rritje të produktivitetit dhe shfrytëzim të mirë të resurseve ekzistuese, për prodhimtarinë intensive si: perimeve, bimëve industriale, pemëve, prodhimit të qumështit, mishit etj.., pa i anashkaluar asnjëherë prodhimet strategjike”, ka theksuar Rusinovci.

Mirepo mjetet që ndahen për këtë ende janë solide. Ministrija e Bujqёsisё Pylltarisё dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), pёr vitin 2017, ka planifikuar qё tё ndihmojё bujqёsinё me ndarjen e granteve dhe subvencioneve me buxhet prej 48 milionё euro.

“Në veçanti prej vitit 2008 ka një mbështetje gjithmonë në rritje. Këtë vit kemi një buxhet prej 48 milionë eurove për grante dhe subvencione. Por, përveç kësaj, mbështetja jonë jepet edhe në segmente të tjera siç janë këshillat dhe promovimet e ndryshme”, ka thёnё Divizioni pёr Komunikim me Publikun, nga MBPZHR. /Gazeta Fjala