Kosovarët caktohen gjyqtarë në miqësoren, Turqi – Ukrainë

Gjyqtarët kosovarë kanë filluar të marrin lajme të mira nga UEFA dhe FIFA.

Sport

14/11/2018 14:18

UEFA dhe FIFA, kanë filluar t’i vlerësojnë më shumë gjyqtarët kosovarë, pasi i kanë caktuar në disa ndeshje.

Katërshja e arbitrave të Kosovës Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Besfort Kasumi do të ndajnë drejtësi në ndeshjen miqësore ndërmjet Turqisë dhe Ukrainës, përcjell “lajmi.net”.

Miqësorja në mes të kombëtares turke dhe asaj ukrainase, do të zhvillohet më 20 nëntor në stadiumin ‘Antalya Stadium’.

Lajmin që, Nuza, Berisha, Selimaj dhe Kasumi, do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen, Turqi – Ukrainë, e kanë konfirmuar mediat turke. /Lajmi.net/