Kosovare Asllani: 28 Nëntori, dita që bashkon gjithë shqiptarët

Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, e cila luan për Kombëtaren e Suedisë, ka uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.

Sport

28/11/2018 18:21

Shqiptarët sot po festojnë 106 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Asllani, në një postim në Facebook, ka thënë se 28 Nëntori është dita që bashkon gjithë shqiptarët.

“Gëzuar 28 Nëntorin, ditën e shpalljes së Pavarësisë- Ditën e Flamurit,  28 Nëntori është dita që bashkon të gjithë shqiptarët, festa më e madhe e kombit tonë.”, u shpreh ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook./Lajmi.net/