Kosova zhgënjen sërish në kualifikimet për botërorin ‘Kina 2019’

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar edhe humbjen e tretë në kualifikimet për botërorin e Kinës.

Sport

23/02/2018 20:33

Në fazën e dytë të kualifikimeve për botërorin ‘Kina 2019’, Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur në udhëtim nga Polonia, me rezultat 90:62.

Vendasit polakë ishin dukshëm më të mirë se Kosova, duke e nisur furishëm që nga minuta e parë këtë përballje.

Polonia e fitoi me rezultat 18:12 çerekun e parë, ndërsa Kosova në këtë çerek ka pritur deri në pesë minuta për pikët e para.

Çereku i dytë thelloi epërsinë e Polonisë, që e fitoi 28:14, për të shkuar në pushim me rezultat 48:26.

Edhe në çerekun e tretë, Kosova nuk arriti t’i bëjë ballë Polonisë, duke e humbur këtë çerek me shtatë pikë disavantazh, 26:19.

Kosova arriti ta fitojë çerekun e katërt, me një pikë eprësi 17:16.

Kjo është humbja e tretë për Kosovën pas humbjes nga Lituania dhe Hungaria./Lajmi.net/