Kosova zhgënjen ndaj Ishujve Faroe

Përfaqësuesja e Kosovës është ndalur nga Ishujt Faroe.

Sport

14/10/2018 19:53

Kosova ka barazuar 1 me 1, në udhëtim me Ishujt Faroe në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja jonë kaloi fillimisht në epërsi me anë të Milot Rashicës, ku me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, raporton “lajmi.net”.

Pjesa e dytë filloi keq për Kosovën, pasi Ishujt Faroe arritën që ta barazonin rezultatin me anë të Joensen (50’).

Lajm i mirë për ne është që Azerbajxhani ka barazuar poashtu me Maltën (1:1), duke na lënë lider në Ligën e Kombeve të Grupit D, të Ligës 3 me 8 pikë. /Lajmi.net/

https://twitter.com/timomouse/status/1051507404414705665