Kosova zbret në fushë për stërvitje, shikojeni çfarë ndodh në tribuna (FOTO)

Skuadra e Kosovës ka filluar stërvitjen në Antalya para duelit të së shtunës kundër Turqisë.

Sport

11/11/2016 15:49

Përfaqësuesja e Kosovës nuk është e vetme në Turqi.

Menjëherë pas daljes së skuadrës në fushën e stadiumit në Antalya – ku do të zhvillohet ndeshja e së shtunës – në tribuna janë shfaqur “Dardanët”, përcjell “Lajmi.net”.

Një grup i tifozëve kosovarë është duke e mbështetur ekipin edhe në stërvitje dhe do të bëjë njësoj edhe gjatë takimit të rëndësishëm.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.