Kosova vend i papunësisë dhe mungesës së burimeve njerëzore! – Lajmi.net
Kosova vend i papunësisë dhe mungesës së burimeve njerëzore!
Autori: Arton Muhaxheri LajmeOp-EdOpinionPolitikë 19:38, 11 April 2017
Kosova vend i papunësisë dhe i mungesës së burimeve njerëzore duket paradoksi më i madh i dëgjuar ndonjëherë në fushën e ekonomisë, por kjo është e verteta, -  sa kemi të papunë po aq kemi deficit në burime njerëzore.

Ne të gjithë jemi dëshimtar se Kosova vuan nga papunësia e madhe por për shumë kënd është pak i njohur fakti se për ta gjetur një punonjës cilësor, një ndërmarrje e caktuar e ka shumë të vështirë, meqë njerëzit mund të kenë diplomën, por kjo është  e pamjaftueshme për të deshmuar se ai/ajo e njehë profesionin e tij.

Kjo situatë ka përgjegjësit e vet, dhe përgjegjësi kryesor është mungesa e cilësisë  në arsim. Edhe në këtë kuadër, pergjegjësia ndahet në dy periudha kohore; periudha e parë – që ka të bëjë, kur ne si shqiptarë kemi qenë të detyruar të  mësojmë nëpër shtëpi-shkolla për shkak se regjimi serbë i kishte ndaluar shkollat shqipe në atë kohë, dhe  periudha e dytë është koha e pas luftës kur në përpjekje për ti ngritur institucionet nga zeroja, janë bërë edhe lëshime të mëdha  pasojat e të cilave po i paguajmë sot dhe mbase do ti paguajmë edhe per një kohë të  gjatë.

Mënyra se si arsimohemi dhe lidhja e arsimit me gjetjen e një vendi të punës është  jashtëzakonisht e ngushtë, por arsimi qe ishte dje dhe ai që është sot, këtë lidhje në  mes mënyrës së shkollimit dhe gjetjes se një vendi të punes eshte duke krijuar  një distancë të madhe, prandaj jemi në situaten kur ne kemi shumë të papunë  dhe në të njejtën kohë kemi mungesë të burimeve njerëzore.

Sot ne nje vend si Kosova kur çdo qytetë e ka Universitetin Publik dhe së paku nga një  Kolegj privat, të nxjerrin kuadro ku e ardhmja e tyre është e paqartë, konsiderojë që  për shume arsye është gabim. Pasojat e këtij gabimi do ti shohim edhe në shumë  vite të ardhshme, sepse të hysh si studentë me më shumë dije dhe të dalesh si i diplmuar me deficit të theksuar në lëmin që e ke studiuar, nuk mund të konsiderohet ndryshe, pos që një situtë  e cila kërkonë ndëhyrje emergjente për ta ngritur cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet. Me të drejtë ndërmarrjet ankohen se kanë probleme të  gjejnë njerëz që e njohin profesionin e tyre, dhe problemi më i madh është pikërisht gjetja e kuadrove në çdo lemi por në veçanti në fushën e ekonomisë dhe juridikut, ndërsa paradoksi i radhës është se pikërishtë në këto fusha  Kosova është e tejmbushur dhe pikërisht këtu ka mungesë të burimeve njerëzore.

Kjo situatë ka zgjidhje dhe është e tejkalueshme mirëpo duhet vullnet jo vetëm politik por edhe moral i individëve që drejtojnë institucionet përkatëse.

Kosova në menyrë  institucionale asnjeherë nuk ka bërë ndonjë hulumtim që realisht cilat kuadro i duhen këtij vendi dhe çka duhet të bëjmë me të gjithë ata që i kanë përfunduar studimet ku shumë prej tyre i kanë përfunduar edhe në nivelet tjera por që vazhdojnë të jenë të papunë dhe në anën tjetër ndërmarrjet nuk mund të gjejnë punonjës të profileve të ndryshme . Deri sa situata është  e tillë, Kosova do të vazhdoi të ketë papunesinë e madhe si dhe mungesën e burimeve njerëzore, pikërisht në ato drejtime ku ka më së tepërmi të diplomuar.

Fjalët kyçe: arton muhaxheri

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master Japan
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Stealth Sniper