Kosova vazhdon me fitore, 3:1 ndaj Maltës në “Fadil Vokrri”

Kosova e ka mposhtur Maltën me rezultat, 3:1 në ballafaqimin e tyre në Ligën e Kombeve.

Sport

11/10/2018 22:35

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur që të fitoj bindshëm  ndaj Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë përfundoi me golin e shënuar nga Benjamin Kololli në minutën e 30’, pas asistim fenomenal të Valon Berishës, raporton “lajmi.net”.

Ndeshja e dytë nuk filloi mirë për Kosovën, pasi Malta arriti që ta barazoj rezultatin me anë të Agius (51’).

Kosova nuk u dorëzua, pasi arriti ta rikthej rezultatin me anë të Vedat Muriqit në minutën e 68’.

Goditjen e fundit Maltës ia dha Benjanin Kololli (81’), që shënoi golin e tij të dytë në ndeshje.

Kosova është lidere e grupit D me 7 pikë, e ndjekur nga Azerbajxhani me pesë pikë, që fitoi sonte ndaj Ishujve Faroe, me rezultat 0 me 3. /Lajmi.net/