Kosova U21 i mbyll me humbje kualifikimet për Evropian

Kosova U21 e ka përmbyllur me humbje kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Sport

16/10/2018 19:12

Skuadra e drejtuar nga Rafet Prekazi është mundur 3:0 nga Izraeli në udhëtim në grupin e pestë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10 të fazës së grupeve.

Ghanem me dy gola dhe Meir me një, ishin golashënues për vendasit.

Kosova këto kualifikime i përfundon në vendin e pestë me 12 pikë, por dallimi me vendin e dytë që mbahet nga Norvegjia është vetëm dy pikë./Lajmi.net/