Kosova U21 e pafat, ndan pikët me Irlandën

Kosova U21 dhe Irlanda U21 kanë ndarë pikët duke barazzuar 1:1 në takimin e dominuar nga të përzgjedhurit e Rafet Prekazit.

Sport

07/09/2018 20:51

Djelmoshat e rinj, u përkujdesen për më të mirën para tifozëve në Mitrovicë. Ata dominuan lojën në tërësi, por në fund fati nuk ishte me ta.

Ishte Florent Hasani i cili pas një asistimi nga Kastrati, realizoi golin e vetëm të takimit për të shpaguar iniciativën e vazhdueshme të kombëtares sonë.

Por, dëshpërimi erdhi  në minutën e 82, kur Ronan Curtis barazoi shifrat për rezultatin 1:1.

Me këtë barazim, Kosova renditet e treta në tabelë, me 12 pikë në total, duke mbetur pas Irlandës e cila grumbullon 14 pikë dhe Gjermania e cila prinë me 16 pikë. /Lajmi.net/