Kosova U18 shënon fitore spektakolare ndaj Gjibraltarit, në gjysmëfinale takohet me Irlandën

Me një paraqitje mbresëlënëse, ku u shfaq dëshira e madhe për fitore, Kosova U18 ka mposhtur kombëtaren e Gjibraltarit me rezultat 77-47 në Kampionatin Evropian në divizionin C.

Sport

26/07/2018 22:48

Skuadra U18 e filloi dobët takimin, duke mos arritur të krijojë diferencë më shumë se një pikë në fraksionin e parë.

Por, vazhdimi i ndeshjes kaloi në dominimin e Kosovës, të cilën gjë e konfirmon edhe rezultati.

Me këtë fitore Kosova U18 kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian divizioni C, ku takohet me Irlandën U18 që e zuri vendin e parë në Grupin A. /Lajmi.net/