Kosova U-20 mposhtet me rezultat të ngushtë nga Holanda

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll deri në moshën 20 vjeçare, ka pësuar humbje nga Holanda.

Sport

22/07/2017 22:40

Ndeshja është mbyllur me rezultat 66-60 në të mirë të holandezëve, transmeton lajmi.net

Diferenca e holandezëve prej 9 pikëve e krijuar në çerekun e parë, pati ndikimin e madh, duke bërë që Kosova përkundër lojës së mirë në çerekët e tjerë, të mos kthehet në lojë.

Kosova, nesër e zhvillon ndeshjen e fundit përballë Hungarisë për vendin e 11-të ose të 12-të në kuadër të Kampionatit Evropian divizioni B. /Lajmi.net/