Kosova U-17 “shkelë” Azerbajxhanin, ndeshja e radhës është speciale

Kosova U-17 ka mposhtur Azerbajxhanin me rezultat të pastër, 2:0.

Sport

21/11/2017 16:36

Në fakt, në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “2017 Mercedes Benz Agean Cup U-16”, që po mbahet në Kusadasi të Izmirit, futbollistët e Kombëtares së Kosovës U17 kishin dy synime.

Një për fitore të veten dhe e dyta për të marrë hak për Shqipërinë,  e cila u mposhtë një ditë më herët nga Azerbajxhani.

Kështu futbollistët tanë nuk u dekurajuan nga humbja nga Turqia përkundrazi mblodhën veten dhe nën taktikën fenomenale të përzgjedhësit Besnik Kollari e mbizotëruan lojën, e shndërruan  mbrojtjen në  kështjellë të pamposhtur dhe sulmin e bën rrufe.

Golat u shënuan nga B. Krasniqi (57) dhe O. Bilalli (63).

Kosova nesër do të ballafaqohet me Shqipërinë.