Kosova U-16 në finale të Evropianit

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll në grupmoshën U16 ka mposhtur Maltën me rezultat 65:45, dhe është kualifikuar në finale të Diviziont C të kampionatit Evropian.

Sport

10/07/2015 19:23

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll në grupmoshën U16 është kualifikuar në finale të Diviziont C të kampionatit Evropian.

Ata e mposhtën Maltën me 20 pikë diferencë 65:45.

Më të dalluarit te Kosova ishin Peci me 26 pikë, Pllana me 10 pikë dhe Sahiti e Ramaj me 8 pikë.