Kosova me trajner të ri (FOTO)

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) i ka zgjedhur trajnerët e Përfaqësueses, në konkurrencën e meshkujve dhe në atë të femrave, në mbledhjen e fundit të Bordit të kësaj Federate, të mbajtur së fundmi, shkruan zeri.info.

Sport

27/12/2016 17:03

Me këtë rast, siç njofton zëdhënësi, Latif Demolli, shtëpia e boksit kosovar e ka zgjedhur trajnerin Shefki Bogujevci si selektor të seniorëve, kurse trajneri i suksesshëm në arenën ndërkombëtare me Donjeta Sadikun, Besim Brahimi, është zgjedhur selektor në konkurrencën e femrave.

FboxK gjithashtu njofton se selektorin e boksierëve juniorë dhe të rinj, ky institucion do t’i emërojë në mbledhjen e ardhshme të Bordit, e cila do të mbahet gjatë vitit 2017.

Boksi kosovar synon suksese të reja gjatë vitit që po vjen, ku e presin shumë aktivitete. Pa dyshim, suksesi më i madh i boksit kosovar ishte titulli i kampiones së Evropës për të reja, që e fitoi boksierja nga Gollaku, Donjeta Sadiku.

auto_boksi21482853665

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.