Kosova të punojë shumë që të njihet nga pesë shtetet e BE-së – Lajmi.net
Kosova të punojë shumë që të njihet nga pesë shtetet e BE-së
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 21:34, 15 July 2017
Mesazhet e Samitit të Triestes janë që Kosova duhet t`i shfrytëzojë sa më shumë që të përfitojë politikisht dhe ekonomikisht, thonë analistë të këtyre fushave.

Ata shtojnë se, me gjithë problemet që ka nga mosnjohja e disa shteteve të BE dhe Ballkanit, vendi duhet të krijojë projekte konkrete, për të përshpejtuar rrugën e integrimit.

Kosova duhet të punojë shumë që në Samitin e Ballkanit Perëndimor të shfrytëzojë mundësinë e njohjes nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian.

Kështu, mendon njohësi i çështjeve politike, Avni Mazreku. Ai thotë se për të qenë palë e barabartë në aspektin integrues, Kosova duhet të njihet edhe nga dy shtetet e Ballkanit, Serbia dhe Bosnja.

Avni Mazreku, Njohës i çështjeve politike Samiti i Ballkanit Perëndimor, tha se është vazhdimësi e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ai thotë se projektet infrastrukturore, janë lidhje më e mirë e integrimit evropian.

Në aspektin tjetër, atë ekonomik, kryetari i Odës Ekonomik Safet Gërxhaliu, thotë se Samiti nuk do t`i zgjidhë problemet me shkop magjik, por me projekte konkrete. Safet Gërxhaliu, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës Gërxhaliu shton se Kosova nuk ka nevojë të prodhojë vetëm agjendë politike

Safet Gërxhaliu, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës Në Samitin e Triestes, Kosova është bërë pjesë e Traktatit për Infrastrukturë./RTK

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Rock Wheels