“Kosova të ketë Strategji Kombëtare për mbrojtjen e ish-luftëtarëve”

Besnik Tahiri, koordinatori i ekipit mbrojtës të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se asnjëherë nuk është i mjaftueshëm angazhimi për figurën e Haradinajt.

Lajme

09/02/2017 18:30

“Presioni politik është dashur të jetë më i madh, duhet të kishte presion karshi Beogradit sepse Beogradi po e përdor këtë rast”.

“Serbia do që ta mbajë Haradinaj sa më shumë atje dhe të provojë ta destabilizojë vendin”.

“Ajo që është dashur të ndodhë është që të ipen porosi të qarta te Bashkimi Europian se Beogradi zyrtar po luan lojë të ulët dhe të ndytë me Haradinaj”.

“Haradinaj ka përfunduar dy procese në Hagë, dhe atje e ka mbrojtur jo vetëm veten, por gjithë kauzën për liri”, tha ai në Info Magazine.

“Kjo që po ndodh ka të bëjë me manipulimin e Serbisë si anëtare e Interpolit”. “Serbia do të vazhdojë të përndjekë të gjithë ata që i kanë dhënë goditjen e fundit”.

Tahiri tutje ka thënë se Haradinaj nuk mund të gjykohet as në Serbi dhe askund tjetër.

“Kjo është tendencë për ta goditur Haradinaj politikisht, por kjo nuk është arritur sepse kredibiliteti i tij është shumë i madh”.

“Ne si Parlament nuk duhet të ndalemi të bëjmë presion diplomatik”.

“Ne duhet të bëjmë Strategji Kombëtare që e mbron jo vetëmë Haradinaj, por secilin që mund t’i ndodhë një gjë e tillë dhe të parandalojnë sulme të tilla”.