Kosova suspendon yllin e madh të skuadrës (FOTO)

Federata e Basketbollit të Kosovës ka suspenduar basketbollistin Drilon Hajrizi nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Sport

13/08/2017 15:32

“Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Brad Greenberg ka bërë kërkesë për inicim të procedurës disiplinore ndaj anëtarit të Përfaqësueses së Kosovës, Drilon Hajrizit, për sjellje jokorrekte gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen, specifikisht gjatë ndeshjes me Maqedoninë”, thotë FBK.

Më tutje thuhet se pas pranimit të kërkesës, organet përgjegjëse do të zhvillojnë procedurë disiplinore ndaj Drilon Hajrizit, e në bazë të dispozitave të Rregullores për Përfaqësuese dhe Rregullores Disiplinore të FBK-së, Hajrizi është i suspenduar nga Përfaqësuesja dhe të gjitha aktivitetet e FBK-së deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Sekretari i Përgjithshëm udhëzon Komisionin Disiplinor që të marrë deklaratat me shkrim nga akterët përkatës në afat sa më të shpejtë dhe të procedojë rastin, sipas akteve normative në fuqi.

drilon-hajrizi-kosova-1200x630