Kosova sot ballafaqohet me Ishujt Faroe, rëndësia e takimit shumë e lartë

Kosova sot luan në udhëtim kundër Ishujve Faroe.

Sport

14/10/2018 09:02

Për të përzgjedhurit e Challandes kjo ndeshje është me rëndësi shumë të lartë.

Kemi parasyshë se Kosova prinë në grupin e tretë të Ligës D me vetëm dy pikë më shumë se Azerbajxhani dhe fitorja për djelmoshat tanë është jetësore.

Në rast fitoreje, “Dardanët” do të preknin kuotën e 10 pikëve dhe do t’i afroheshin shumë kalimit në fazën tjetër.

Ndeshja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe do të luhet në Torshavn, me fillim nga ora 18:00. /Lajmi.net/