Kosova s’ka përmbushur të gjitha obligimet për Specialen (Video)

Kosova nuk i ka përmbushur të gjitha obligimet e marra për funksionalizimin e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale.

Lajme

21/06/2016 23:01

Edhe pse Ministria e Drejtësisë ka hartuar draftet e para të udhëzimeve administrative që parashihen me Ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, por nuk i ka miratuar ato.

Ky ligj ka hyrë në fuqi në fund të muajit të shkuar ngase kështu e ka përcaktuar neni 10 i tij, kurse afati për nxjerrjen e akteve nënligjore ka qenë fundi i muajit maj.

Por, këto akte nënligjore, sipas Orhan Hajrizit, nga Zyra për Informim në Ministrinë e Drejtësisë, aktualisht janë në fazë të konsultimeve, përkatësisht në këtë ministri janë në pritje të komenteve apo propozimeve eventuale nga aktorët relevant vendor dhe ndërkombëtar.

Sipas tij, me rastin e hartimit të drafteve të para të këtyre Udhëzimeve Administrative është marrë për bazë përvoja e vendeve që kanë kaluar nëpër një proces të tillë, veçmas e Kroacisë./tribunachannel

YouTube player