Kosova s’ka frikë, Bunjaku zbulon planin kundër Turqisë

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku beson se skuadra e tij mund të dalë e pamposhtur ose edhe ta befasojë Turqinë në duelin e tyre të shtunën.

Sport

11/11/2016 15:15

Albert Bunjaku beson se skuadra e tij mund të dalë e pamposhtur ose edhe ta befasojë Turqinë në duelin e tyre të shtunën.

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës u paraqit në konferencë për media para takimit në Antalya. Dhe, ai zbuloi planin e tij.

“Besoj se mund të befasojnë Turqinë duke marrë një pikë ose edhe të fitojmë. Nëse jo nesër, pa dyshim se në duelet e ardhshme”, u shpreh Bunjaku, përcjell “Lajmi.net”.

Ai po ashtu sqaroi se sulmuesi Albert Bunjaku mungon për shkak të lëndimit dhe jo për arsye tjera.

“Aq sa di unë, ai është i lënduar”, theksoi ai.

“Lajmi.net” do t’ju mbajë të informuar nga vendi i ngjarjes në ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë, si dhe duelin e nesërm mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.