Kosova sivjet pritet t’i kaloj vendet vendet e rajonit në vlerësimin e PISA-s

Republika e Kosovës ka bërë përgatitjet e konsiderueshme për të dal shumë më mirë në vlerësimin e PISA-s që mbahet në prill të këtij viti, duke synuar t’i kaloj vendet e rajonit. Kështu ka deklaruar Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit në Qeverinë e Kosovës.

Lajme

09/01/2018 09:35

Ai në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, tha se vlerësimi i fundit i PISA-s që ka nxjerr Kosovën në vendet e fundit të cilësisë në arsim, ka nxitur një reagim të të gjitha niveleve shkollore, për ta ngritur nivelin e arsimimit. Edhe ndryshimet në qeverisje, sipas tij, do të ndikojnë që sivjet, Kosova do të dal shumë më mirë se sa herën e kaluar, duke synuar që të jetë ose njëjtë, ose edhe më mirë sa vendet e rajonit.

Ai tha se Kosova kishte bërë kërkesë që të shtyhet vlerësimi për këtë vit, por që përgjigja nga OKB kishte qenë negative. Prandaj në prill të këtij viti të gjithë nxënësit 15 vjeçar do t’i nënshtrohen testit, i cili sipas Kadriut, më shumë do të jetë logjik që përcakton përgatitjet për e nxënësve për sfidat e ardhës, në një shkallë më të lartë të arsimimit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, që t’i kushtohet vëmendje e shtuar testit PISA, që pritet të mbahet në fund të prillit.

“Kam kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, që t’i kushtohet vëmendje e shtuar testit PISA, që pritet të mbahet në fund të prillit. Kjo do të jetë sfida jonë e parë. Themelet solide të ardhmërisë sonë vendosen vetëm përmes aftësimit dhe edukimit të të rinjve tanë dhe ky është misioni im”, ka thanë më heret Haradinaj.

Ndryshe, për të pasur mundësi që të përgatiten më shumë për testimin e ardhshëm Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka kërkuar që testimi të shtyhet për në vitin 2019.

“Unë kam bërë një kërkesë direkt në PISA që testi të shtyhet për vitin 2019 që të mos mbahet në vitin 2018, me idenë e vetme që të kemi hapësirë dhe mundësi të përgatiten më mirë për një vit, kemi marrë përgjigje negative dhe na kanë kërkuar ose të tërhiqemi nga testi për vitin 2018 deri në vitin 2021 ose nuk ka shtyrja për një vit dhe ne nuk kemi mundur të jemi të gatshëm të tërhiqemi”, ka deklaruar më herët Ministri Shyqyri Bytyqi.

Rezultatet e testit PISA rangohen në gjashtë nivele, ku niveli dy tregon për aftësitë minimale të nxënësve. Testi i kaluar ka gjetur se në fushën e leximit 77 për qind të nxënësve 15-vjeçarë nuk e kanë arritur nivelin 2, në fushën e matematikës 78 dhe në atë të shkencave 68 për qind.