Kosova siguron dy medaljet e para në “Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018” – Lajmi.net
Kosova siguron dy medaljet e para në “Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018”
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 13:42, 27 June 2018
.

Po vazhdojnë të shfaqen me sukses xhudistet tona në garat ndërkombëtare.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë arritur tashmë në finalen e kategorive përkatëse të këtij viti që po mbahen në Spanjë.

Në fakt, dyshja tashmë i kanë siguruar medaljet e para Kosovës nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Xhudistet tona me sukses kaluan edhe sfidat gjysmëfinale në kategoritë deri në 52 kilogramë dhe 57 kilogramë.

Distria në gjysmëfinale mundi turken, Irene Korkmaz, pasi kjo e fundit u pezullua për shkak të tri vërejtjeve. Theksojmë se në çerekfinale xhudistja jonë mposhti me Ippon spanjollen, Isabel Perez.

Nora triumfoi maestralisht me Ippon, ndaj tunizianes, Gkohran Khelifi. Paraprakisht, Gjakovës i kishin mjaftuar më pak se një minutë që ta mposhtë me Ippon kroaten, Tena Sikiq.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Vijona Kryeziu (400 m) dhe Gresa Bakraqi (800 m) do të paraqiten në garat e Atletikës ndërsa  tenisti do të ballafaqohet me Granit Bajraliun dhe boksierja Violant Sylejmani për kundërshtare e ka Sofiane Oumha.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO