Kosova shkëlqeu ndaj Finlandës por dëgjojeni Xhemailin

Blerim Xhemajli u ka dalë në mbrojtje futbollistëve që kanë vendosur të mbeten në ekipin e Zvicrës.

Sport

07/09/2016 09:18

Kosova bëri paraqitje të mirë në debutimin në kualifikime për Kampionatin botëror 2018 duke barazuar në udhëtim te Finlanda me rezultat 1:1.

Por, Zvicra me Granit Xhakën e Valon Behramin – nga Kosova – në formacionin bazë, mposhti Portugalinë 2:0 në ndeshjen e saj në Grupin B.

Ndërsa, Blerim Xhemaili në një formë u ka dalë në mbrojtje futbollistëve si Behrami e Xhaka që akuzohen se kanë injoruar ftesën nga Kosova.

“Duhet të vazhdojmë me këtë ekip”, deklaroi Xhemaili për “Sky Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

“Kemi futbollistë që luajnë në ligat më të rëndësishme: Itali, Spanjë, Gjermani dhe Angli. Kemi kualitete dhe jemi duke i shfaqur”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.