Kosova shënon rekord në renditjen e FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar rekord në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor.

Sport

29/11/2018 10:19

‘Dardanët’ pas suksesit në Ligën e Kombeve, ku mposhtën Maltën 0-5 dhe Azerbajxhanin 4-0, kanë shënuar ngritje për gjashtë pozita në renditjen e FIFA-s, ku nga pozita 137, tani renditen në vendin 131.

Kjo është rritja më e madhe për Kosovën në historinë e ekzistimit të saj.

Në anën tjetër, Kombëtarja Shqiptare që në dy ndeshjet e nëntorit ka pësuar një humbje dhe ka arritur një fitore, mbetet në vendin e 60 në renditjen e FIFA-s.

Edhe pas nëntorit, vendi i parë i takon Belgjikës, që ndiqet nga Franca dhe Brazil./Lajmi.net/