Kosova-Senegali, një shaka e madhe

Sulmuesi i Senegalit, Diomansi Kamara thotë se miqësorja me Kosovën është një shaka e madhe. Ai kritikon caktimin e këtij ballafaqimi për faktin se Kosova nuk është ekip i njohur ndërkombëtarisht, dhe shpreson që dueli të anulohet.

Sport

03/04/2014 09:36

Sulmuesi i Seganalit, Diomansy Kamara nuk sheh asnjë interes në ndeshjen miqësore me Kosovën.

Anëtari i Eskisehirsporit në Turqi është ankuar për caktimin e duelit me ekipin e Albert Bunjakit për faktin se Kosova nuk është anëtare e asociacioneve ndërkombëtare.

“Fakti se Senegali do të luajë kundër Kosovës (25 maj në Gjenevë) është një shaka e madhe”, shkroi Kamara në komentin e tij të publikuar nga Observer.

“Me gjithë respektin ndaj ekipit të tyre, Senegali ka mundur të gjejë një kundërshtar të nivelit më të lartë. Do të dëshiroja që dikush të më shpjegojë qëllimin e këtij ballafaqimi?”.

“Është një takim me mundësi për futbollistët tanë të rinj? Nuk mendoj, nuk besoj se është ashtu. Kosova nuk është ekip i njohur ndërkombëtarisht. Shpresoj që kjo ndeshje të mos zhvillohet dhe të gjejmë një tjetër kundërshtar”.