Kosova ruan një partneritet konstruktiv me FMN-në

Sai një vend i ri, Kosova vazhdon të ketë nevojë për ndihmën e vazhdueshme në rrugën e saj për zhvillim ekonomik dhe stabilitet financiar. Ky ishte mesazhi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang.

Lajme

14/02/2018 14:59

Lufta ndaj informalitetit, të arriturat e deritashme të Kosovës, stabilitetin buxhetor, krijimi i një ambienti më të favorshëm për sektorin privat dhe bashkëpunimi ekonomik me vendet fqinje, ishin të tjera tema në fokus të takimit.

“Jemi të lumtur që jemi pjesë e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë dhe që ruajmë një partneritet konstruktiv. Qeveria e vendit është zotuar dhe po i qëndron pas disa projekteve, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillim ekonomik. Kosovës i duhet në vazhdimësi mbështetje nga FMN-në për arritjen e objektivave makro-financiare, siç do vazhdojmë të jemi përgjegjës për rolin tonë”, tha kryeministri Haradinaj.

Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë për adresimin e çështjeve me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit fiskal. Zhang, uroi Kryeministrin Haradinaj edhe për shënimin e 10-të vjetorit të pavarësisë së vendit.