Kosova rrëmben 170 medalje në Botëror

Për tri ditë radhazi, palestra e sporteve në kryeqytet ngjasonte në zgjua bletësh, pasi ishte e mbushur me karateistë nga shumë shtete evropiane e botërore. Në fakt, në Prishtinë është mbajtur Kampionati Botëror në karate në stilin Shotokan, në të cilën kanë marrë pjesë edhe shumë garues nga Kosova. Madje, shumë prej tyre kanë arritur…

Sport

06/04/2014 22:08

Për tri ditë radhazi, palestra e sporteve në kryeqytet ngjasonte në zgjua bletësh, pasi ishte e mbushur me karateistë nga shumë shtete evropiane e botërore.

Në fakt, në Prishtinë është mbajtur Kampionati Botëror në karate në stilin Shotokan, në të cilën kanë marrë pjesë edhe shumë garues nga Kosova.

Madje, shumë prej tyre kanë arritur të stolisen edhe me medalje. Garuesit kosovarë dolën më të suksesshmit pasi kanë fituar 170 medalje, prej të cilave 48 të arta, 44 të argjendta dhe 77 të bronzit, transmeton ‘Zëri’.

Në vendin e dytë renditet Çekia me 52 medalje, kurse në të tretin Anglia me 41 medalje.

Garuesja më e suksesshme e botërorit është çekja Lucie Stroblova me 4 medalje të arta, ndërkohë që nga Kosova me nga dy medalje janë stolisur: Gjin Haradinaj, Blodi Pakashtica dhe Fortesa Orana.