Kosova rihap negociatat për IRR për termocentralin ‘Kosova e Re’ – Lajmi.net
Kosova rihap negociatat për IRR për termocentralin ‘Kosova e Re’
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 18:13, 15 November 2017
Kosova do të negociojë normën e interesit për mjetet që do të investojë Contour Global në Termocentralin “Kosova e Re”.

Qeveria e Kosovës do të kërkojë nga kompania amerikane Contour Global që të ulë nivelin e kthimit në ekuitet të kërkuar për jetësimin e projektit të termocentralit Kosova e Re.

Ky njoftim është dhënë nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

“Me 10 nëntor kemi mbajtë takim dhe kemi diskutuar me komitetin drejtues të projektit në lidhje me strukturën e financimit të projektit dhe kemi diskutuar në lidhje me çështjet e mbetura për t’u diskutuar me investitorin ‘Contour Global’ dhe theksuar se çështja kryesore mbetet ‘kthimi në ekuitet’(IRR) ku do të diskutohet në takimin e ardhshëm me investitorin”, ka thënë Luka.

Takimi i kërkuar nga Contour Global për datën 27 nëntor nuk mund të mbahet për shkak të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ne kemi filluar bisedimet për një takim të radhës dhe investitori është përgjigjur pozitivisht dhe ka propozuar datën 27 nëntor për takimin këtu në Kosovë ku do të vijnë si delegacion, mirëpo ne për shkak se kemi takimin e 27 nëntorit në Korçë nuk kemi mundur ta konfirmojmë një gjë të tillë dhe jemi duke u dakorduar për një datë tjetër, diku në fund të muajit nëntor, eventualisht javën e parë e muajit dhjetor”, tha ministri Lluka.

Ndërsa kreu i qeverisë Ramush Haradinaj kërkoi nga ministri Lluka që të ketë dakordim dhe konsultim me qeverinë në mënyrë që të ketë dakordim të plotë.

“Tani krejt çka është me interes për Qeverinë e Kosovës dhe për Kosovën është të përcillet në dinamikën e paraparë, çdo gjë të jetë e konsultuar dhe e dakorduar nga ana e qeverisë, sepse ju përfaqësoni në emër të qeverisë dhe në emër të vendit”, tha Haradinaj.

Kompania amerikane “Contour Global” ishte ofertuesi i vetëm për projektin e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re.

Oferta e pranuar nga Contour Global ishte bërë me kushte, duke kërkuar që Norma e Brendshme e Kthimit (IRR) të jetë në nivel prej 23 apo 27 për qind.

Pas qartësimeve dhe negociatave të bëra nga qeveria e kaluar, Contour Global ishte dakorduar që IRR-në ta ulë në 21.5%.

Norma e brendshme e kthimit është interesi që kërkon investitori për mjetet e investuara në këtë projekt./Kallxo.com

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Urban Basketball
  • Play Berry Rush
  • Play Pro Kicker Frenzy