Kosova publikon listën, disa befasi

Java e parë e janarit pa dyshim se do të jetë shumë e nxehtë për Përfaqësuesen  e Kosovës, e cila do t’i zhvillojë dy ndeshje me Estoninë, në kuadër të grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Europian 2020 në hendboll.

Sport

25/12/2016 15:39

Ndeshja e parë luhet me 4 janar në palestrën e sportit “Shani Nushi’ në Gjakovë, mes Kosovës dhe Estonisë, kurse me 8 janar në Polva është sfida e radhës me estonezët.

Kosova deri më tash ka zhvilluar dy takime, ka një barazim si vendas me rezultat 24:24 me Turqinë, kurse në Ankara kishte humbur (26:22) nga turqit. Estonia deri më tash nuk ka luajtur asnjë takim, kështu që një rival jo edhe njohur për kombëtaren tonë.

Lista: Flamur Gërbeshi (HIF Karlskrona – Suedi), Arbër Curri (Besa Famiglia), Haris Berisha (Besa Famiglia), Edon Gashi (Prishtina), hendbollistë: Drilon Haxhimusa (Kastrioti), Valon Dedaj, (TSV Fortitudo Gossau – Zvicër), Lindrit Fetahu (Trepça), Florim Hoxha (SV Anzing Handball – Gjermani), Kastriot Jupa (Besa Famiglia), Roland Nreca (TV Immenstadt – Gjermani), Beni Syla (Kastrioti), Drilon Tahirukaj (Besa Famiglia),  Deniz Terziqi (Trepça), Vlerëson Zherka (Kastrioti), Luigj Quni (GC Amicitia Zurich – Zvicër), Etrit Xhafolli (SG VTB/Altjührden -Gjermani), Fatlum Ahmeti (LIF Lindesberg – Suedi), Sali Maxhera (Trepça), Korab Syla (Kastrioti).

auto_653x344547246_team-kosova1482672356-680x400

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.