Kosova po përgatitet për pranimin e refugjatëve

Ministria e Punëve të Brendshme është në vlugun e përgatitjeve për menaxhimin e ndonjë fluksi të mundshëm të refugjatëve sirianë.

Lajme

13/11/2015 08:35

Sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie Driton Gashi është emëruar koordinator për menaxhimin e një fluksi të tillë të mundshëm.

Po kjo ministri, shkruan ‘Epoka e re’, është duke e hartuar Planin e Reagimit, i cili identifikon lokalitetet dhe objektet në të cilat do të mund të akomodoheshin refugjatët.

Në anën tjetër, njohësit e rrethanave vendore dhe ndërkombëtare kanë tërhequr vërejtjen, duke thënë se Kosova ka kapacitete të kufizuara për pranimin e refugjatëve.