Kosova, pjesë e dokumentarit ‘Jugosllavia iluzion’ (VIDEO)

Dokumentari është realizuar nga ARTE F në Francë, me regjisor Vincent De Cointet.

ShowBiz

22/02/2017 10:00

Një dokumentar i ri është realizuar mbi zhvillimet nëpër të cilat kaloi Jugosllavia në të 80-tat dhe 90-tat.

I transmetuar në televizionin gjerman ARTEde, “Illusion Yugoslavia” në dy pjesë tregon mbi luftërat e përgjakshme në Jugosllavi dhe reagimin e botës ndaj kësaj situate në Ballkan.

Dokumentari tregon edhe mbi qeverinë e Titos, atë të Aleksandrit të Parë dhe Republikën Federale Socialiste, të gjitha qeveri jetëshkurtra. Kosova dosido është pjesë e dokumentarit, si një prej grupeve etnike ish jugosllave që është prekur nga një luftë, edhe kjo e shkaktuar nga Serbia, shkruan KultPlus.

Ekspertët e ndryshëm nga Ballkani dhe dikur Jugosllavia vijnë në dy pjesët e dokumentarit, e para 56 minuta dhe e dyta 55 minuta, për të treguar e analizuar shkaqet se pse u ndanë shtetet, sot shtatë nga e tërë Jugosllavia, dhe pse sot secila prej tyre është e zhytur në urrejtje, korrupsion, ndoshta edhe më keq se koha kur bashkoheshin në një Jugosllavi të madhe.

Filmi është realizuar nga ARTE F në Francë, me regjisor Vincent De Cointet.

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.