Kosova pikë mosmarrëveshjesh, por bashkëpunimi me Serbinë është i mundur, thotë Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka thënë gazetës italiane ‘Republika’, se Rusia po përdor lidhjet me Serbinë si ‘peng në shah’.

Lajme

12/10/2017 17:41

Rama ka thënë se në mes ndikimeve turke dhe ruse në Ballkan ka një ndryshim të madh pasi që Turqia nuk përpiqet të imponojë asnjë shtet të Ballkanit, transmeton lajmi.net.

“Në mes të Turqisë dhe Rusisë ka dallim pasi nga ne shqiptarët Turqia shihet si një vend i rajonit i cili po përpiqet të luaj rolin e tij pa u përpjekur të imponojë asgjë në vendet e Ballkanit”, ka thënë Rama duke shtuar se Turqia është një vend që është i lidhur me perspektivën euroatlantike.

Rama mendon se Rusia ka lidhje me Serbinë dhe e përdor këtë lidhje si një gurë në fushën e shahut. “Në fushë shahu të interesave gjeostrategjike ruse”.

Sipas Ramës, bashkëpunimi me  Serbinë është i mundur edhe përkundër faktit se Kosova është një pikë mosmarrëveshje./Lajmi.net/