Kosova pëson edhe humbjen e dytë në kualifikimet për Kampionatin Botëror

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbjen e dytë në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Kina 2019’.

Sport

26/11/2017 20:38

Kosova është mposhtur në ndeshjen e xhiros së dytë nga Hungaria në udhëtim me rezultat 84:76.

Kosova e nisi mirë takimin, duke qenë e barabartë me Hungarinë në çerekun e parë, e duke shkuar me një pikë epërsi në pushimin e pjesës së parë.

Krejt ndryshe ishte paraqitja në pjesën e dytë, me vendasit që përmbysën rezultatin.

Dardan Berisha ishte lojtari më i dalluar te Kosova, me 22 pikë të shënuara.

Ndeshja e radhës për Kosovën, do të jetë ajo kundër Polonisë./Lajmi.net/