Kosova pati mungesa

Etrit Berisha e arsyeton humbjen e thellë nga Turqia me mungesa, nga ana e Përfaqësueses së Kosovës. Portieri kosovar e ndoqi takimin dhe insistoi se dallimi në cilësi ndërmjet dy ekipeve ishte i madh.

Sport

22/05/2014 13:03

Etrit Berisha nuk ishte në portë, por në tribuna. Portieri i Lazios thotë se humbja nga Turqia duhet marrë me sportivitet, sepse Kosovës i munguan shumë lojtarë.

“Ishte dallim i madh në cilësi. Ndoshta grumbullimi i vonshëm e bëri të veten. Ishte koha e shkurtër për grumbullim”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi shqiptar.

“Nuk kishte kohë as për stërvitje. Duhet të shikojmë me një pozitivistet, sepse ishte ndoshta 10 për qind e skuadrës që luajti sot. Ndoshta keq që kishte shumë shikues dhe nuk arritën ta demonstrojnë atë që donin ta kishin”, deklaroi ‘gardiani i Kombëtares shqiptare për Arena.

Ai u ndje i emocionuar nga tifozët. “Normal që jam i emocionuar, sepse kam qenë edhe unë më parë pjesë e Kosovës”, përfundoi ish portieri i 2 Korrikut dhe Kalmarit.