Kosova nuk ka rezerva të arit, ja sa kanë shtetet përreth

Janë publikuar të dhënat për vitin 2018 të cilat bëjnë të ditur rezervat e arit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lajme

12/09/2018 17:11

Përpos Kosovës e cila nuk ka rezerva të arit, Serbia ka 19.8 rezerva ari, Maqedonia 6.9 tonë, Bosnja dhe Hercegovina 3 tonë dhe Shqipëria 1.6 ton, përcjell lajmi.net.

Ndërsa rezervat e arit të Malit të Zit të cilat janë 1.09 ton janë peng për kredi tek ‘Credit Suisse Bank’.

Në radhë të parë për rezerva të arit janë Shtetet e Bashkuara me 8,133.5 tonelata, në vendin e dytë është Gjermania me 3,377.9 tonë, dhe e treta nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për 2,814.0 tonë