Kosova nuk ka kuadro sa ka mundësi punësimi në TIK

Teknologjia Informative dhe ajo e Komunikimit (TIK), në Kosovë ofron mundësi të mëdha punësimi, por që numri i kuadrove nuk plotëson kresat e tregut.

Lajme

15/12/2015 13:18

Kështu u vlerësua në  ceremoninë e lanësimit të projektit “Stikk Education” nga qendra e “Innovation Centre Kosova” në Prishtinë.

Në këtë ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Norvegjisë dhe SHBA-ve, u vlerësua si shumë e rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Drejtoresha e Qendrës “Innovation Centre Kosova”, Vjosa Çavolli, duke folur për projektin e lanësuar ka thënë se gjatë këtij projekti i cili do zgjasë 6 muaj do të trajnohen 90 persona.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se lanësimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm.

IT2

“Për ministrinë që unë e drejtoj projekti i stik edukimit që për gjatë vitit 2016 do të trajnojë 9 të rijnë ka një domethënie te veçantë, këtë shohim si një hap të par në drejtim të përgatitjes për një orientim strategjik”.

“Investimi i burimeve dhe kapitalit në burimet e Teknologjisë informative dhe komunikimit për Kosovën, për veç që është i dobishëm është edhe i domosdoshmëri”, ka thënë Abrashi.

Ndërsa, zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj –Gashi ka thënë se lanësimi i këtij projekti do të shërbej si model për projektet e tjera për plotësimin e zbrazëtsirave që janë në këtë drejtim.

“Ky projekt është jashtëzakonisht  i mirëseardhur dhe besojë që do të shërbej si model për projektet tjera shumë të nevojshme,  për plotësimin e hendekut në mes të edukimit të rinjve dhe  të nevojave të tregut të punës në sektorin e TIK-ut”, ka thënë ajo.

IT

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu ka thënë se investimi në fushën e Teknologjisë Informative dhe komunikimit është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

“Sektori i TIK-ut në Kosovë është shumë i ri, sikur se Kosova por është dinamik dhe më të ardhme”.

“Zhvillimi i Teknologjisë Informative dhe komunikimit dhe të rinisë së Kosovës do të jetë shumë e rëndësishëm për të ardhmen e vendit”, është shprehur ambasadori norvegjez

Jan

Kurse ambasadori amerikanë në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se prioritet i mandatit të tij është zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës dhe se fusha e TIK-ut, është thelbësore për një gjë të tillë.

Ai për këtë ka marr si shembull  Kaliforninë prej nga edh ai vjen.

“TIK është thelbësore në zhvillimin e vendit  dhe krijimi e vendeve të reja të punës. Si shembull mund të ju marr qytetin e Kalifornisë”, ka thënë Delawie.

IT1

Lanësimi i projektit “Stikk Education” është mbështetur nga ambasada e Norvegjisë dhe ajo e Amerikës./lajmi.net.

 

YouTube player