Kosova, një nga pikat e diskutimit në John Kerryt në Tiranë

Por Kerry ka edhe një pikë të tretë shumë të rëndësishme. Kosova do të jetë një nga temat që ai do të diskutojë me kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar një rol më aktiv të Shqipërisë.

Lajme

10/02/2016 20:30

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nuk do të qëndrojë shumë gjatë në Tiranë të dielën, por mesazhet e tij do të jenë shumë të rëndësishme.

Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Çështja e muxhahedinëve iranianë është pika e parë e axhendës së sekretarit amerikan të Shtetit dhe mësohet se ai do të falenderojë qeveritë e Shqipërisë që, në të kaluarën dhe tani, kanë marrë përsipër të strehojnë anëtarët e opozitës iraniane, raporton top channel, transmeton lajmi.net.

 

Burime diplomatike dhe politike konfirmuan për Top Channel se kjo pjesë e mesazheve që prek drejtpërsëdrejti politikën e brendshme në Tiranë është e detajuar dhe e mirëmenduar për mënyrën sesi do të artikulohen mesazhet.

Por Kerry ka edhe një pikë të tretë shumë të rëndësishme. Kosova do të jetë një nga temat që ai do të diskutojë me kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar një rol më aktiv të Shqipërisë, veçanërisht pas zhvillimeve shqetësuese në Kosovë, në prag të protestës së paralajmëruar të opozitës, në përvjetorin e tetë të pavarësisë dhe të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Burime të qeverisë i thanë Top Channel se me këtë ka lidhje edhe darka e së premtes në Tiranë mes kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi. Edi Rama e përmendi këtë fakt në një postim në Tëitter po atë natë, gjatë darkës së mbajtur larg vëmendjes së mediave.

Por, megjithëse disa ditë larg, efekti i vizitës së sekretarit Kerry u ndje që të mërkurën, kur me një shpejtësi të rrufeshme, projektligji i Byrosë së Hetimit, nga një mister, u kthye në një realitet konkret./lajmi.net