Kosova nënshkruan bashkëpunim financiar me Gjermaninë në vlerë prej 60 milionë euro

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë, sot do të nënshkruajnë bashkëpunimin financiar në vlerë prej 60.05 milionë euro.

Lajme

21/11/2018 07:52

Ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe udhëheqësi i delegacionit të Qeverisë së Gjermanisë, Dirk Schattschneider, sot pritet të nënshkruajnë Protokollin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe të Gjermanisë, raporton lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftim, nënshkrimi i këtij bashkëpunimi konfirmon e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro.

Kjo ngjarje pritet të mbahet me fillim prej orës 09:30 dhe do të zhvillohet në objektin e Qeverisë së Kosovës. /Lajmi.net/