Kosova në play-off të Ligës së Kombeve, ja çfarë ka shkruar Duka në Facebook

Armando Duka ka uruar Kosovën në llogarinë e tij në Facebook.

Sport

21/11/2018 13:42

Kosova shënoi fitore me rezultat 4-0 në shtëpi kundër Azerbajxhanit, duke u promovuar kështu nga Liga D në Ligën C të Ligës së Kombeve, transmeton Gazeta Express.

Për më tepër, kjo fitore ka bërë që Dardanët të kualifikohen për gjysmëfinalen e kësaj gare në të cilën do të ndeshen me Maqedoninë. Nëse Kosova arrin ta fitojë këtë ndeshje dhe finalen, e siguron kualifikimin në Evropian.

“Shumë urime përfaqësueses së Kosovës për kalimin në “Play-off” të EURO 2020. #FFK #FADILVOKRRI”, ka shkruar Duka në llogarinë e tij në Facebook.

Nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kombeve, 2021, Kosova do të jetë në të njëjtën ligë me Shqipërinë, Ligën C.