Kosova në panairin “Destinacionet natyrore” në Paris

Turizmi në natyrë, ecjet në këmbë, alpinizmi, ngjitjet, ecjet me kalë, çiklizmi, kampimi, e të tjera do të prezantohen në panairin “Destinacionet e natyrës”, që organizohet në Paris të Francës prej sot deri më 22 mars, i cili është një prej panaireve më të rëndësishme në fushën e turizmit malorë dhe aktiviteteve në natyrë në Evropë.

Lajme

19/03/2015 16:30

Në komunikatën e lëshuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit, thuhet se Kosova ka bukuri të rralla natyrore dhe mundësi shumë të mira për zhvillimin e turizmit natyrorë. Megjithëkëtë këto, vlera deri me tani nuk janë prezantuar mjaftueshëm në arenën ndërkombëtare.

Sipas tyre, Kosova për herë të parë ka marrë pjesë në këtë panair në vitin 2012 dhe nga përvoja e kësaj pjesëmarrje janë identifikuar shumë mundësi të promovimit të vlerave turistike të Kosovës.

Këtë vit, pjesëmarrja e Kosovës është mundësuar në saje të bashkëpunim në mes të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Ndërmarrjeve, USAID-it dhe Ambasadës franceze në Kosovë.

“Prezantimi i bukurive natyrore të Kosovës, diversitetit kulturor, dhe vlerave tjera që bartë në vete vendi ynë, përveç rëndësisë turistike, është një mundësi e mirë e promovimit dhe përmirësimit të imazhit të vendin në Evropë dhe më gjerë. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair ka për qëllim kryesorë të rris numrin e turistëve që kanë destinacion turizmin malor në Kosovë. Përmes pjesëmarrjes në këtë ngjarje synohet të joshet dhe të përfitohet klientela e Evropës Perëndimore, kryesisht ajo e Francës, të inkurajohen agjencitë turistike të Francës që të vendosin Kosovën në programet e tyre, duke propozuar udhëtime në destinacionet natyrore kosovare gjatë vizitave nëpër Ballkan, të motivohen mediat dhe gazetarët që të flasin për vlerat natyrore të vendit tonë si dhe të promovohen mundësitë e investimit në sektorin e turizmin natyror”, thuhet në komunikatë.

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara në këtë panair, përveç prezantimit të ofertës turistike natyrore të Kosovës përmes një stende me logon e shtetit të Kosovës dhe shpërndarjes së materialeve promovuese, do të prezantohen edhe disa kompani vendore nga sektori i turizmit natyrorë, do të zhvillohen takime me kompanitë dhe grupet e organizuara të turistëve nga Franca dhe më gjerë, do të mbahen konferenca për media dhe gazetarë si dhe pritet edhe nënshkrimi i ndonjë marrëveshjeve eventuale bashkëpunimi.

11081355_927113880655732_428973938625488570_n

10592884_927113930655727_1022918447747840719_n 11071607_927113920655728_7593365040390643682_n