Kosova në Ligën e Kombeve 2018?

Përfaqësuesja e Kosovës mund të shpresojë në pjesëmarrjen në Ligën e Kombeve 2018, garë e cila është zyrtarizuar nga UEFA.

Sport

04/12/2014 22:32

UEFA ka zyrtarizuar iniciativën për krijimin e turneut të quajtur Liga e Kombeve.

Ajo parashihet të zhvillohet në mes të shtatorit dhe nëntorit të vitit 2018.

Dhe, lajmi i mirë është se Kosova ka kohë të mjaftueshme për të siguruar pjesëmarrjen në të, duke shpresuar në pranim nga UEFA dhe FIFA, deri në atë kohë.

UEFA ka sqaruar se gara do t’i ketë 52 shtete pjesëmarrëse nga Evropa, të cilat në bazë të koeficienteve do të ndahen në katër divizione, e më pas në disa grupe.